Home
  Fjal te Urta
  Barcoleta
  Fraza Dashurie
  Msn Nicknames
  Perralla
  Kuzhina Shqiptare
  Kuriozitete
  Title of your new page
  Lexo Kuran
  Teknologji
  Horoskopi
Teknologji

Edhe Nje Samsung Me 8 Megapiksela

Duket se tetë megapikselat tek celularët e Samsungut janë bërë rezolucion standard, sepse pas modelit i8510 është paraqitur edhe një tjetër me kamerë të kualitetit të njëjtë.

Celulari i kompanisë Samsung është i dizajnit rrëshqitës dhe quhet M8800 Pixon, derisa specifikat e tij janë shumë interesante, por edhe nga pak të pazakonta.

Pikësëpari, në të gjendet ekrani i ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 400x240 piksela, që na shtyn të mendojmë se bëhet fjalë për një telefon të mençur (smartphone), mirëpo Samsung në të ka integruar sistemin e saj operativ standard.

Mundësitë tjera janë të avancuara: HSDPA, GPS, FM radio dhe mundësia e zgjerimit të memories me anë të microSD kartelave. Ajo çfarë mungon është vetëm Wi-Fi.
Kur të mendojmë më mirë, kjo nuk është edhe aq e pakuptimtë: shumë shfrytëzues kanë dëshirë të kanë telefon të fuqishëm, por telefonat e mençur janë tepër të komplikuar për përdorim.

Çmimi i pritur i pajisjes e cila do të duhej të paraqitej në treg në muajin nëntor është rreth 550 euro.


Celulari i ri do të hap dyert e automjetit

Telefoni i ri celular japonez automatikisht do të hap dyert e automjeteve të pronarëve të tyre dhe vozitësit do të mund të ndezin motorin pa përdorur çelësin.

Telefoni është produkt i kompanisë Sharp Corp. derisa gjatë përpunimit të tij është përdorur teknologjia të cilën më herët e ka zhvilluar kompania Nissan Motor. Kjo teknologji e cila është emëruar “Çelësi inteligjent” i mundëson vozitësit që të hyj në automjet dhe të ndez motorin pa pasur nevojë të përdorë çelësin.

Sistemi i ashtuquajtur i ndjeshmërisë, me të cilin, siç porosisin nga Nissan, janë pajisur mbi një milion automjete në Japoni, mundëson këto veprime “abrakadabra”. Në fakt, kur çelësi përkatës është në afërsi, sistemi “e ndjen” praninë e tij dhe automatikisht hap dyert, që pasi të futet çelësi në brendësinë e automjetit të ndez edhe motorin.

Telefoni japonez është i bazuar pikërisht në teknologjinë e përmendur, dhe ky sistem do të mund të punojë në rrjetin e operatorit më të madh të telefonisë mobile në Japoni NTT DoCoMo Inc, njofton AP.

Nga kompania Sharp porosisin që telefoni dhe teknologjia do të paraqiten në konferencën e madhe të teknologjive CEATEC, mbajtja e së cilës është paralajmëruar për javën e ardhshme në Japoni.

Paraqitja e “telefonit magjistar” në treg pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2009.

Sulmet më të shumta të hakerëve vijnë nga SHBA-ja

Ekspertët e sigurisë nga SecureWorks kanë publikuar të dhënat mbi shtetet prej të cilave më së shpeshti vijnë sulmet e hakerëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendin e parë, derisa Kina është ajo që pason.

Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me periudhën e parë të vitit 2008, mirëpo dyshojmë se diç do të ndryshojë deri në fund të këtij viti.

Sipas të dhënave të SecureWorks, nga SHBA-ja gjatë periudhës të përmendur kohore kanë ardhur 20.6 milionë tentime të sulmeve të hakerëve, derisa nga kompjuterët në Kinë në periudhën e njëjtë kohore janë shënuar 7.7 milionë tentime.

Në pjesën tjetër të listës së publikuar janë gjetur Brazili (rreth 167.000 tentime të sulmit), Koreja e Jugut (162.300), Polonia (153.200), Japonia (142.300), Rusia (130.600), Tajvani (125.000), Gjermania (110.500) si dhe Kanadaja me 107.500 tentime të sulmeve të hakerëve.

Ekspertët e SecureWorks përkujtojnë përdoruesit që të përdorin versionet më të fundit të shfletuesve të internetit dhe sistemeve operative, baza të azhurnuara të mekanizmave anti-virus dhe anti-spyware si dhe tu përmbahen udhëzimeve të rekomanduara të sigurisë për faqet e panjohura të cilat i vizitojnë, të mos hapin bashkëngjitjet brenda e-mailave nga dërguesit e panjohur e kështu me radhë.

 
   
Today, there have been 1 visitors (4 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free